Trupat e pajetë të dy motrave Frroku, të Almës dhe Edlirës kanë mbërritur në atdhe. “Fax News” raporton se lamtumia e fundit do iu jepet ditën e enjte me 18 janar në orën 11: 00.
Sjellim në vëmendje që ato u ekzekutuan për vdekje nga bashkëshorti i njërës prej motrave, i Almës, ku me pas mbeti e vrarë dhe Edlira.
Kjo ngjarje ka tronditur jo pak familjarët e të afërmit por edhe njerëzit në përgjithsi. Familjarët presin zbardhjen e ngjarjes nga organet e drejtesisë zviceriane, pasi ende nuk ka një version zyrtar sesi mund të jenë ekzekutuar dy motrat.
Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në i në Hausen të Zvicrës ku Kosovari me inicialet R.B., 54 vjeç vrau gruan e tij dhe kunatën vetëm pak ditë më parë.
Viktimat e 54-vjeçarit nga Kosova me inicialet R.B., janë dy motrat nga Lezha. Dyshimet paraprake janë përqendruar në pistën se 54-vjeçari nga Kosova ka ngacmuar motrën e së shoqes. (J.V/Faxweb)