Kombëtarja e Francës ka mbërritur në Tiranë. Avioni i “gjelave” u ul në aerportin “Nënë Tereza” mesditen e sotme. Për të pritur futbollistët i pranishëm ishte edhe Ambasadori francez.
Pas zbritjes në aeroport, futbollistët u nisën me autobus drejt hotelit ku do akomodohen për të qëndruar deri në momentin e zhvillimit të ndeshjes mbëmjen e së dielës.
Autobusi shoqërohet nga forca të shumta të RENEA-s. Gjithashtu raportohen se ka edhe forca të shumta të policisë rrugore për të garantuar sigurinë e kombëtares franceze.