Ka mbërritur në Gjykatën e Vlorës, autori i vrasjes së 8 familjarëve në Selenicë. Nën masa të rrepta sigurie, 24 vjeçarin Ritvan Zykaj është futur brenda ambienteve të gjykatës.
Zykaj është pritur me protesta nga dy të moshuar, të cilët kanë kërkuar edhe rikthimin e dënimit me vdekje.
Me një pankartë në dorë, dhe me foton e Hysnie Hoxhallari dhe bashkëpunëtorit të saj Kasem Pirjasi së bashku Ritvan Zykaj, të moshuarit kanë kërkuar nga gjykata rikthimin e dënimit me vdekje.
“Kërkojmë dënim me vdekje”, shkruhej në pankartë.
Kujtojmë që Hysnie Hoxhallari dhe Kasem Pirjasi, vranë në bashkëpunim për motive të dobëta vjehrrën dhe bashkëshortin e Hysnies dhe më pas inskenuan vënien e zjarrit në banesë për të mbuluar provat.
(J.D/Faxweb.al)