Avioni i Sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken ka zbritur në aeroportin e Rinasit.
Pritet tashmë që ai të dalë nga avioni ku do të pritet nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.
Blinken do të qëndrojë disa orë në Tiranë ku do të ketë takime me presidentin Begaj dhe më pas me kryeministrin Rama në orët e pasdites ku do të mbajë edhe një konferencë për mediat.