Trupi i pajetë i regjisorit të ndjerë Gjergj Xhuvani, i cili u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare, ka mbërritur në atdhe.
Regjisori ndërroi jetë më datë 14 gusht të këtij viti në Romë, teksa ndodhej atje për xhirimet e filmit të tij më të ri, ‘Liqeni im’.
Trupi i tij është marrë nga familjarët, ndërsa do të përcillet për në banesën e fundit në orën 14:00.
Ceremonia e varrimit do të jetë private ku të pranishëm do të jenë familjarët, të afërmit dhe miqtë e regjisorit të ndjerë.
Kujtojmë se djali i të ndjerit, Konstadin Xhuvani kërkoi leje në burg për të marrë pjesë në varrimin e të atit.