Ka mbërritur në portin e Vlorës, anija ushtarake amerikane Ross.
Vizita e anijes në Shqipëri është në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.
Anija me një ekuipazh prej 350 vetësh është ankoruar në portin e Vlorës dhe do të qëndrojë për 3 ditë.
Më pas anija do t’i drejtohet Spanjës dhe SHBA-ve.
Në ceremoninë e pritjes ka qenë i pranishëm dhe ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu.
(F.G/Faxweb)