Shumë shpejt, një tjetër dasmë mbretërore (thuajse mbretërore) do t’i bashkohet listës së famshme! Mbesa e famshme e princeshë Diana-s, Lady Kitty Spencer është zyrtarisht e fejuar me miliarderin Michael Lewis.
Edhe pse vetë 29-vjeçarja nuk e ka konfirmuar lajmin, burime për Daily Mail bëjnë me dije se çifti u fejua para pak javësh dhe se Leëis i propozoi pak ditë para Krishtlindjes.
Por kush është miliarderi që i rrëmbeu zemrën mbesës thuajse identike të Lady Diana-s?! Ai, është 61 vjeç, (32 vite më i madh se Kitty) dhe është presidenti i markës së famshme të modës, Foschini. Miliarderi është i divorcuar dhe baba i tre fëmijëve që kanë thuajse moshën e të dashurës së tij.
Kitty dhe Michael konfirmuan romancën kur u fotografuan teksa ecnin në Neë York në maj të vitit të shkuar. Aktualisht çifti ndodhet në Cape Town ku po shijon dashurinë para kurorëzimit.
Nëse pas këtij lajmi po vini në dyshim zgjidhjet e jetës, na lini t’ju themi se dashuria e mbesës së princeshës para 61-vjeçarit ishte manjati i pasurive të paluajtshme, italiani Niccolo Barattieri. Anabel.al
Discussion about this post