09:53 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mbesa iu mbyt në plazhin e Zvërnecit, xhaxhai tenton t’i japë fund jetës

09:10 | 18/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbytja e 10-vjeçares në Zvërnec, policia jep detajet

Rastet e mbytjes në këtë sezon turistik kanë qenë të shumta, pa kursyer as jetën e fëmijëve të vegjël.

Pas mbytjes së një vajze vetëm 10-vjeçare në plazhin e Portonovës në zonën e Zvërnecit në Vlorë xhaxhai i saj ka tentuar që t’i japë fund jetës.

Vajza me inicialet A.H., 10 vjeçe, kishte hyrë në det për t’u larë bashkë me nënën, motrën dhe xhaxhain e saj, kur u përfshi nga një rrymë ujore që i mori jetën, shkruan “Panorama”.

Dy motrat dhe nëna e tyre, por edhe xhaxhai, janë futur në det rreth mesditës, ndërsa pak çaste më vonë rryma i ka tërhequr në thellësi, duke bërë që këta të fundit të kërkonin ndihmë nga pushues të tjerë që ndodheshin bregdetin e plazhit të Portonovës.

Nëna e vajzave ka qenë disa metra larg tyre duke dhënë alarmin për rrezikun që u kanosej dy vajzave të saj, ndërsa pranë tyre ndodhej edhe xhaxhai, i cili është përpjekur që të shpëtonte dy vajzat e vogla.

Disa pushues kanë njoftuar policinë, ndërsa ndihma e parë i është dhënë nga disa pushues që ndodheshin pranë tyre dhe një çift shqiptarësh nga Maqedonia, të cilët ndodheshin duke pushuar në këtë zonë.

Në ndihmë u kanë shkuar edhe forca policie që kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa është arritur të shpëtohet një nga vajzat e mitura dhe nëna, por ka humbur jetën 10-vjeçarja, A.H.

Dy personat e shpëtuar, nëna bashkë me një nga vajzat, janë dërguar drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Por nga ana tjetër, mjekët bëjnë me dije se nëna e dy vajzave ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.

Në një gjendje të tillë të rëndë ka qenë edhe xhaxhai i dy vajzave, i cili disa herë ka tentuar sërish futjen në det për t’u vetësakrifikuar pas tragjedisë që i ndodhi, por kanë ndërhyrë forcat e policisë për ta shoqëruar drejt spitalit rajonal, me qëllimin që të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Janë katër viktima të regjistruar brenda një muaji në plazhin e Portonovës në Zvërnec, një zonë me rrezikshmëri të lartë për shkak të rrymave të forta. E në fakt edhe pas ngjarjes së ndodhur një muaj më parë, kur humbën jetën tre persona, në vend ka vetëm një tabelë të vogël që paralajmëron rrezikun në plazh, por asnjë tabelë tjetër sinjalizuese.

Për rojë bregdetare as nuk bëhet fjalë, ndërsa pavar-ësisht bukurisë që ofron zona, Bashkia e Vlorës duhet të marra masat për të mos lejuar pushuesit të shkojnë drejt kësaj zone.

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: mbytjene vlore
Pas

Super në formë majë takave këngëtarja shqiptare në Gjenevë (FOTO)

Para

Shpërndante doza kokaine në Lushnjë, arrestohet 27-vjeçari

Para
Shpërndante drogë në një gjimnaz në Shkodër, pranga 18-vjeçarit me 80 doza narkotikë, disa në formë cigareje

Shpërndante doza kokaine në Lushnjë, arrestohet 27-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dyshime për krim zgjedhor/ Sekuestrimi i telefonit të Elvis Roshit, policia njoftim zyrtar, ja çfarë iu gjet

Lufta/ Rusia përshkallëzon sulmet në Ukrainë pas dështimit të bisedimeve për paqe

Krimi zgjedhor/ Policia kontroll fizik dhe banese për 5 persona, sekuestrohen fatura, kupona nafte dhe lista votuesish

Tornado shkatërron Kentucky-n dhe Misurin: 27 të vdekur, dhjetëra të plagosur

(VIDEO)Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në New York

Tiranë/Vetëplagoset me armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorë, një tjetër në kërkim

Mbahet sot ceremonia e përurimit të Papa Leones XIV (AXHENDA)

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria merr 173 pikë nga publiku!

Tiranë/ Plagoset me armë 28-vjeçari te ‘Komuna e Parisit’, autori arratiset pas krimit, Policia vihet në kërkim të tij! U qëllua në këmbë, të panjohura shkaqet (EMRI)

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.