Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria ka dyfishuar fondin për mbrojtjen sociale, por thekson se duan ta zgjerojnë edhe më tutje për ta bërë më të fuqishme këtë strukturë.
Në fjalën e tij të mbajtur në Konferencën Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian”, Rama tha se me rëndësi është ‘elementi i parandalimit jo vetëm në drejtim të nxjerrjes së fëmijëve nga situata e varfërisë, por edhe nga situata parandalimit të rënies së varfërisë’.
“Ne besojmë shumë që rritja e pjesëmarrjes së shkollës në ndarjen e përgjegjësisë me familjen për përkujdesjen e përditshme për fëmijëve është e rëndësishëm”, tha kryeministri.
Rama: Dua të shtoj dhe një element tjetër që unë besoj se është i rëndësishëm, elementi i parandalimit jo vetëm në drejtim të nxjerrjes së fëmijëve nga situata e varfërisë, por edhe nga situata parandalimit të rënies së varfërisë. Jo vetëm mbështetje të prindërve që janë në një situatë të caktuar ekonomike, por edhe për prindërit që janë në rrezik që të bien në situatën ku pastaj ju bëhet më e vështirë që ti mbajnë fëmijët me të gjithë ato që përmbushin kuadrin e një kujdesi në kushte normale
Ne besojmë shumë që rritja e pjesëmarrjes së shkollës në ndarjen e përgjegjësisë me familjen për përkujdesjen e përditshme për fëmijëve është e rëndësishëm
Prandaj ne besojmë se zgjerimi i programeve që financohen nga fondi sociale dhe për pasojë rritja e fondit social është e rëndësishme.
Ka një shifër, ne kemi dyfishuar nga 130 në 260 milionë fondin për mbrojtjen sociale. Sot ministria disponon një fond rekord për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale që është rreth 1 mld euro. Kjo është pasqyrë e vullnetit të mirë. Patjetër që nuk është një pasqyrë e mbyllur në kornizë, pasi ne duam ta zgjerojmë më tutje dhe duam ta bëjmë më të fuqishme strukturën e mbrojtjes sociale.