03:28 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mbështetje e plotë për autoritetet”, ambasadori amerikan në Kosovë: SHBA nuk mund të thotë se kush është mbrapa sulmit në Zubin Potok

11:27 | 02/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mbështetje e plotë për autoritetet”, ambasadori amerikan në Kosovë: SHBA nuk mund të thotë se kush është mbrapa sulmit në Zubin Potok

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka folur pas takimit me Kurtin. Ai tha se Kurti i ka ftuar për t’i informuar për sulmin në Ibër- Lepenc. Hovenier e përsëriti që SHBA e dënon “sulmin në infrastrukturën kritike të Kosovës” duke shtuar se mbështesin hetimet dhe se do të ofrojnë “mbështetje të plotë” për autoritetet e Kosovës në hetimin e këtij sulmi.

“Ne mendojmë që është e rëndësishme që personat përgjegjës të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës”, tha ai.

“Në këtë pikë, SHBA nuk është në pozicion të atillë që të thotë se kush është mbrapa këtij sulmi… Këto gjëra kërkojnë hetim të kujdesshëm. Ajo çka mund të them është që ne kemi ofruar mbështetje për autoritetet e Kosovës dhe mendojmë që është e rëndësishme që të ketë një hetim kredibil për të idenitifikuar personat përgjegjës dhe të sigurohemi që ata të mbahen përgjegjës. Ajo çka mund të them në këtë pikë është që nuk mund të themi se kush është përgjegjës dhe nuk jemi në pozitën për të përjashtuar ndonjë grup ose shtet. Është shumë herët”, tha Hovenier.

Ai shtoi se janë të përkushtuar që në momentin që të dihen personat përgjegjës do të bashkëpunojë me autoritetet që ata të mbahen përgjegjës.

“Ky është zotim i SHBA-së dhe besoj që edhe i partnerëve tjerë”, tha ai.

Ndërsa shefi i zyrës së BE’së në Kosovë, Aivo Orav, tha se e mbështet deklaratën e Borrellit.

Pas

Kurti takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Para

Balla: KiE udhëheqës i rëndësishëm për reformat, të vetëdijshëm për sfidat që kemi përpara

Para
Balla: KiE udhëheqës i rëndësishëm për reformat, të vetëdijshëm për sfidat që kemi përpara

Balla: KiE udhëheqës i rëndësishëm për reformat, të vetëdijshëm për sfidat që kemi përpara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.