Nëse kishte një suprizë nga qeveria ‘’Rama 2” ishte padyshim lënia jashtë ministrive e Mimi Kodhelit. Një nga ministret më pak të komentuara për korrupsion katërvjeçarin e shkuar nuk iu besua më drejtimi i ministrive. Vendin e saj e zuri Olta Xhaçka.
E nga ana tjetër Erion Braçe tashmë mund të themi që është ‘’regjur” me faktin e të qenit vetëm deputet. Edhe pse u përfol se do të merrte postin e Ministrit të Bujqësisë, gjatë rrugës është parakaluar nga Niko Peleshi.
Kështu dy nga politikanët e fortë brenda PS-së, kanë gjetur pak kohë që të ‘’qajnë hallet” jashtë kamerave, diku në shkallët e Kuvendit. Të zymtë, duket që tema e diskutimit është serioze, janë fotografuar ata ditën e djeshme.
Braçe nuk e fshehu pakënaqësinë e lënies jashtë qeverisë të koleges së tij Mimit, duke e vlerësuar atë si një nga ministret më punëtore. A do të kem I së shpejti rryma kundër në PS?! Ndoshta po, ndoshta jo, pasi Rama i ngushëlloi dy deputetët duke iu dhënë kryesimin e dy grupeve parlamentare. Na mbetet të presim.
(E.K/SHUPLAKA)