Një 22- vjeçare ka mbetur e verbër në njërin sy, pasi dy vezët që i kishte futur në mikrovalë për ti zier i kanë shpërthyer në fytyrë. Bethany Rosser ishte duke gatuar mëngjes të martën e kaluar kur pësoi djegie të tmerrshme të fytyrës.
E reja nga qyteti Redditch, Britani kishte lexuar në internet se mund të ziente vezë në mikrovale dhe nuk mund të kishte asnjë problem, por në fakt nuk rezultoi ashtu.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2019/08/1-2.jpg)
Sipas udhëzimeve që lexoi, e reja mori dy vezë i vendosi në një enë me ujë, u hodhi dhe kripë dhe i futi në mikrovalë duke e planifikuar për 6 minuta.
Si u bë koha ajo hapi mikrovalën, por ato i shpërthyen në fytyrë duke i shkaktuar verbim të syrit të djathtë sy si dhe djegie në fytyrë.
Pas këtij incidenti ajo ka bërë një apel që askush të mos e provojë në shtëpi pasi mund të kenë pasoja të rënda që mund të jenë dhe të parikuperueshme. /tvklan.al