14:00 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbeti i plagosur gjatë një operacioni të NATO-s, ndërron jetë majori Klodian Tanushi

22:11 | 10/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbeti i plagosur gjatë një operacioni të NATO-s, ndërron jetë majori Klodian Tanushi

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme major Klodian Tanushi, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën që pas shpërthimit të një mine gjatë çmontimit 4 ditë më parë në Letoni.

Lajmin për prindërit e majorit, që jetojnë në Tiranë e dhanë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Bardhyl Kollcaku dhe zv.shefja e SHPFA, gjenerale Manushaqe Shehu.

Ndërkohë, që lajmi për vdekjen e Tanushit u bë publik nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhçka, e cila përmes një postimi në faqen e saj në Facebook shkruan se ai është ndarë nga jeta disa minuta më parë.

Major Klodian Nikolla Tanushi kishte lindur në Dibër më 31.10.1980, dhe ishte fëmija i parë i familjes Tanushi. Ai ishte i martuar dhe prind i tre fëmijëve (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë, ndërsa bëhet me dije se kishte ikur në një mision 6 mujor të NATO-së në Letoni që në dhjetor të 2018.

Majori kishte përfunduar në 1999, shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”, ndërsa nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.

Sipas informacioneve majori Tanushi kishte kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv”, si dhe kishte marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Awareness Instructor Course”.

Pas përfundimit të Akademisë u titullua oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

Gjatë karrierës së tij ushtarake disa vjeçare majori kishte kryer detyra si: Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni,  Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Në 20 dhejetor 2018 Tanushi u dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij ai është vlerësuar me medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forcës, medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, medalje shërbimi në mision jashtë vendi si dhe medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

Kujtojmë, se Tanushi mbeti i plagosur nga shpërthimi gjatë demontimit të një mine së bashku me rreshterin Julian Kapaj, shpërthim në të cilin nëntetarja Zarife Hasanaj humbi jetën.

Postimi i Xhaçkës:

Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim.

Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!??

Nga shpërthimi i një  mine me datë 6 Maj, ka humbur jetën edhe  efektivja shqiptare Zarife Hasanaj dhe ka mbetur i plagosur gjithashtu Reshter Juliaj Kapaj.

Edhe pse mjekët e shpitalit në të cilin ai po merr ndihmën mjekësore kanë bërë të pamundurën,  shpëtimi ka qenë i pamundur.

Ai është babi i 3 fëmijëve këtu në Shqipëri, më i vogli prej tyre 5 muajsh.

Ndërkohë që Tanushi gjatë karrierës së tij ka kryer detyra si  Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni,  Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD, tashmë prej 6 muajsh ishte në shërbim në Letoni si major.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

 

Etiketa: klodian tanushiNDERRON JETE MAJORI KLODIAN TANUSHIOLTA XHCKASHPERTHIMI I MINES NE LETONI
Pas

Pak orë para protestës kombëtare të opozitës, Kuvendi rrethohet nga telat me gjemba (VIDEO+FOTO)

Para

Eneda Tarifa me një bashkëpunim muzikor, nuk e kishim pritur për këto dy këngëtarë

Para
“Duke kthyer dhimbjen në forcë”, pas ndarjes kush e ‘zhgënjeu’ sërish Eneda Tarifën

Eneda Tarifa me një bashkëpunim muzikor, nuk e kishim pritur për këto dy këngëtarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Falja e gjobave nga qeveria/ SPAK vendosi mosfillimin e hetimit për kallëzimin, kandidati Aulon Kalaja e ankimon, pritet hedhja e shortit në GJKKO

“Përplasje” në parlament/ Shehu: Po godisni familjen, kaloni ligjin që njeh vetëm 2 gjini. Spiropali: S’njihni të drejtat e njeriut

“Gënjyet që ishit në Ukrainë”/ Bardhi përplaset me Spiropalin: Mbyllët Kuvendin që të hanit drekë në Greqi! Kryeparlamentarja: Vijo tani më ndiq në rrjetet sociale

Pezullohen ndërtimet në Himarë gjatë sezonit turistik, zbulohet urdhri i kryebashkiakut Vangjel Tavo

Erdogan i ofron Iranit ndihmën për të lehtësuar bisedimet bërthamore dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit me Izraelin

Tiranë/ Fëmija 9-vjeçar përfundon i plagosur në spital, i ra në kokë sendi që hodhi nga ballkoni i pallatit 20-vjeçarja! Policia e procedon

Zëvendëspresidentja e BKA-së, vizitë pune në Policinë e Shtetit

Tiranë/ Policia Rrugore intensifikon kontrollet, arrestohen 30 shoferë, pezullohen 22 leje drejtimi

Tnetoi t’i japë fund jetës duke konsumuar mbidozë medikamentesh, shpëton mrekullisht 32-vjeçarja në Tiranë

Katër ditë pas sulmeve, Izraeli shpall kontroll total ajror mbi Iranin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.