Ish ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka bërë një mesazh për Forcat e Armatosura.
Kodheli u la jashtë kabinetit nqeveritar, duke u zëvendësuar me Olta Xhaçkën.
“Nuk do të gjej dot fjalët e duhura (e megjithatë do të vazhdoj të flas a shkruaj, sa herë që kjo mundësi të më jepet) për t’ju përshëndetur e falenderuar të gjithëve një e nga një, ju gratë dhe burrat nën uniformë.
Unë thjesht dhe vetëm mbetem krenare për Forcat e Armatosura të Shqipërisë! Ju falenderoj për shërbimin që i jepni Atdheut!”, shkruan ajo.
(S.SH/Shuplaka)