Policia ka sekuestruar mbrëmjen e djeshme një sasi të konsiderueshme amianti që po sillej në Shqipëria nga Italia nëpërmjet tragetit të linjës Brindisi-Vlorë.
Pedagogu Romeo Hanxhari në një lidhje telefonike për Fax News foli në lidhje, me rreziqet që ka kjo lëndë në lidhje për shëndetin e njeriut.
“Në vitet 60 ndodhën dyshime të forta me faktin se ky maerial mund të ishte kancerogjen. Është përpunuar një ligj shuëm i ashpër dhe rigoroz, për mënyrën sesi do të veprohej me materialin kancerogjen.
Njeriu e evidenton atë në trupin e vet pas 15-20 vjet. Nuk shfaq efekte të menjëherëshme, por në momentin kur evidentohen pasojat kuptohet qartë si ka vepruar. Tek ne është përdorur në formën e asaj që njerzit e përdorin si ternit. Shumë pak persona i kanë kushtuar rëndësi, por jemi përppjekur ta përhapim këtë si problematikë. Më vjen mirë që është trajtuar me seriozitet, pasi është si një bombë mjedisore. Nuk duhet të ekspozohet shkakton sëmundje në mushkuri.”-u shpreh ai.
Gjashtë personat e arrestuar nga policia janë: Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues në Vlorë – Zëvendës kapiten i tragetit S.T.DAMIAN. Arber Cuni, 28 vjeç, banues në Vlorë – Shoferi i fugonit tip Iveko, me targe AA 417 SC, A.B, 48 vjeç, banues në Vlorë – Drejtori operativ i një agjencie tragetesh, Festim Tafa, 72 vjeç banues në Tiranë – Kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN, Elisabeta Cuni, 55 vjeç, banuese në Vlorë, Administratore e firmës së pastrimit “Delfini 1”, Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues në Vlorë – Pronari i pikës së grumbullimit firma “Kornuzi”. Sipas policisë, Zamir Kornuzi, pronari i firmës së mbeturinave kishte kontrate për të marrë mbetjet.