Edhe pse prej kohësh është denoncuar në Fax Neës hedhja e plehrave në Krujë dhe në Fushë –Krujë, institucionet e linjës vazhdojnë të mbajnë sytë mbyllur dhe topi të kalojë nga njëra fushë tek tjetra. Në ligjin e zonave të mbrojtura sanksionohen gjoba deri në ndjekje penale për shkelësit, ndërsa në kodin penal konsiderohet krim mjedisor. Sërish nuk ka as gjobë, as ndjekie penale dhe as ofertë për zgjidhje.
Pyetja që ngrihet është një dhe e vetme: kush duhet të mbajë përgjegjësinë e menaxhimit të hedhjes së mbetjeve në zonën e mbrojur në Krujë?
Sipas ligjit Nr. 81/2017 për zonat e mbrojtura, monitorimi i veprimtarisë së zonave të mbrojtura mjedisore ushtrohet nga administrate rajonale e zonave të mbrojtura dhe nga subjektet e angazhuara prej saj në monitorim.
AKZM-ja është përgjegjëse për drejtimin, organizimin, monitorimin e zbatimit të planit, mbikëqyrjen periodike vjetore, rezultatet e monitorimittë tij,sidhepër administrimin e publikimin në faqen zyrtare elektronike të saj të të dhënave përkatëse.
Situata alarmante në këto dy vende ku është shndëruar në vendgrumbullim mbetjesh me vendim të këshillit bashkiak por pa leje mjedisore, në kodin penal konsiderohet krim mjedisor.
Por edhe pse në këto kushte, ku Agjencia kombëtare e zonave të mbrpojtura, agjencia kombëtare e mjedisit, inspektoriatoi mjedisor dhe bashkia vetë duhet të reagojnë dhe të gjejnë zgjidhje, mesa duket topi i përgjegjësis kalon nga njëri institucion tek tjetri dhe ende nuk ka asnjë reagim për banorët që denoncojnë.
Po në ligjin për zonat e mbrojtura, në nenin 66 për inspektimet dhe sanksiponet është e parashikuar që
1. Inspektimi i zonës së mbrojtur realizohet nga:
a) Inspektorati i Policisë Pyjore,
b) administrata e zonës së mbrojtur, e cila është përgjegjëse për kryerjen e funksioneve kontrolluese në territorin e zonës së mbrojtur, që ka në administrim.
2. Detyrat dhe të drejtat e inspektoratit përcaktohen nga aktet ligjore organike përkatëse,
duke përfshirë edhe këto detyra:
a) kontrollon zbatimin e dispozitave ligjore dhe të akteve nënligjore në fuqi për zonat e mbrojtura dhe veprimtaritë e tjera që zhvillohen në zonat e mbrojtura;
b) parandalon, zbulon dhe ndëshkon rastet e dëmtimit, pushtimit, shpërdorimit, tjetërsimit, shkretimit dhe degradimit të zonave të mbrojtura;
ç) bën kallëzim penal për shkeljet që parashikohen në Kodin Penal si vepra penale në fushën e zonave të mbrojtura me funksion të veçantë;
d) vendos dënimin administrativ me gjobë, dënimet plotësuese dhe pezullon veprimtarinë e ushtruar nga çdo kundërvajtës; dh) bashkëpunon dhe mbështet veprimtarinë e administratës së zonës së mbrojtur;
Por deri më tani ende nuk ka ndodhur asnjë nga këto hapa që parashikon ligji. ndërsa kur shkeljet nuk përbëjnë vepër penale, por përbëjnë kundërvajtje administrative, dhe ndëshkohen me gjobe./Faxnews