Pylli Sodës në Vlorë, tashmë është i mbushur me mbetje plastike, qese. Të gjitha mbetjet restoranteve hidhen në pyll, i cili tashmë është i pakalueshëm.
Nga pamjet e siguruara nga kamera e Fax News, duken qartë mbetjet që janë hedhur kudo në pyll nga bizneset sezonalë të cilët nuk janë ‘trazuar’ nga asnjë institucion vendor.
Deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga institucionet përkatëse për ndotjen e pyllit. Mbetjet e hedhura kanë shkaktuar aromë të keqe. Edhe pse është paralajmëruar se do të merren masa për ndotjen por deri më tani nuk është bërë asgjë.
Gjithashtu, pylli i Sodës konsiderohen si “mushkëria e Vlorës”.