Policia Rrugore e Tiranës, gjatë kësaj jave, ka shtuar kontrollet policore parandaluese për verifikimin e drejtueseve të mjeteve që drejtojnë automjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, të papajisur me lejedrejtimi, me shpejtësi mbi normat e lejuara, shkeljet e semaforëve, pa rrip sigurimi, për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit si dhe për automjetet që zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve.
Si rezultat i kontrolleve janë arrestuar dhe proceduar 32 drejtues mjetesh, nga të cilët 13 në gjendje të dehur, 6 të papajisur me leje drejtimi, 7 për shkelje të qarkullimit rrugor, 2 persona të shpallur në kërkim, 2 drejtues mjetesh për “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, 1 drejtues për largim nga vendi i aksidentit, si dhe 1 shtetas për deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore.
Po ashtu u vendosën 10954 masa administrative për shkelje të ndryshme rrugore, mesatarisht 1564 në ditë.
Gjatë javës që lamë pas, janë pezulluar 15 lejedrejtimi si dhe janë bllokuar 15 automjete. Njëkohësisht janë tërhequr me karrotrec 20 automjete të cilat kanë zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve.