Në kuadër të aksionit kundër trafikut të drogës është kryer sekuestrimi i rreth 100b bimëve të dyshuara kanabis sativa dhe i një arme të gjetur në një sipërfaqe toke në breg të lumit.
Është kryer arrestimi i shtetasit Anxhelo Mehmeti 20 vjeç, banues në Tiranë. Mehmeti është përson me precedenët penalë të mëparshëm në fushën veprave penale të narkotikëve dhe dhunë në familje.
Detaje të Policisë së Krujës:
Vijon zbatimi i planit të masave për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Sekuestrohen lëndë narkotike, fidanë Cannabis Sativa si edhe armë zjarri.
Arrestohet në flagrancë një shtetas. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për kontrolle në sera dhe çdo vendi të mundshëm, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, mesditën e sotme kanë goditur një rast të tillë.
Në bazë të informacione të marrë nga Strukturat Policore dhe pas një punë hetimore të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
- Anxhelo Mehmeti 20 vjeç, banues në Tiranë. Më datë 16.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Fushë-Krujë, në fshatin Kameras, në breg të lumit u konstatua një sipërfaqe toke me fidanë dhe bimë narkotike Cannabis Sattiva. Në vijim të kontrolleve të ushtruara u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
- 60 fidanë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva;
- 55 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva;
- një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
- një pushkë model 63.
Shtetasi i arrestuar kishte përshtatur një ambient për të qëndruar, në tokën ku u gjetën fidanët dhe bimët narkotike. A.Mehmeti është përson me precedenët penalë të mëparshëm në fushën veprave penale të narkotikëve dhe dhunë në familje. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Kultivmi I bimëve narkotike”dhe”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dje e municionit” parashikuar në nenin 284 dhe 278/4 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)