19:09 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbi 1000 fëmijë viktima të abuzimit seksual nga priftërinjtë: Modeli ishte abuzo, mohoje dhe mbuloje

18:29 | 15/08/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbi 1000 fëmijë viktima të abuzimit seksual nga priftërinjtë: Modeli ishte abuzo, mohoje dhe mbuloje

Mbi 300 priftërinj katolikë akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me të paktën 1 mijë fëmijë gjatë një periudhe 70 vjeçare në shtetin e Pensilvanisë.

Gjetjet bazohen në raportin e një jurie të madhe që mbështetet në dokumenta të brendshëm të 6 dioqezave në këtij shteti.

Por sipas anëtarëve të jurisë së madhe numri i fëmijëve të abuzuar, të dhënat për të cilët mund të kenë humbur apo që nuk kanë guxuar të dalin publikisht, mund të jetë edhe më i madh, në disa mijëra.

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Pensilvanisë Josh Shapiro zyrtarët e kishës i përshkruanin vazhdimisht abuzimet si lojëra, ndeshje fizike apo kontakte të papërshtatshme, por nuk ishin të tilla.

Ai tha se ato ishin abuzime seksuale me fëmijët, madje edhe përdhunime. Për vetëm dy prej 300 priftërinjve që përmenden në raport janë ngritur akuza penale, kjo pasi shumica e priftërinjve ose kanë vdekur ose u ka kaluar periudha që ndaj tyre të nisë një proces ligjor shkruan VOA.

Prokurori i Përgjithshëm Shapiro tha se “modeli ishte abuzo, mohoje dhe mbuloje. Si pasojë, jo vetëm që u viktimizuan fëmijët, por u krijuan edhe hapësirat ligjore për manipulim nga zyrtarët e kishës”.

Vatikani nuk ka komentuar ende rreth këtij raporti, por të martën dioqeza e Pitsburgut kërkoi falje. Ndërkohë ish-kardinali i Pitsburgut Donald Wuerl, i cili tashmë është kryepeshkop i Uashingtonit, i mohoi akuzat e jurisë së madhe, se ai i pati mbrojtur priftërinjtë abuzues.

Etiketa: abuzimprift
Pas

Tragjedia në Genova, kryeministri Conte: Shpallim gjendjen e jashtëzakonshme, numri i viktimave është në rritje

Para

Studimi/ Vdekshmëria e grave nga kanceri i mushkërive do të rritet me mbi 40% deri në vitin 2030

Para
Studimi/ Vdekshmëria e grave nga kanceri i mushkërive do të rritet me mbi 40% deri në vitin 2030

Studimi/ Vdekshmëria e grave nga kanceri i mushkërive do të rritet me mbi 40% deri në vitin 2030

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘I uroj suksese ushtarëve tanë’, Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën me Ukrainën

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike, qëndrimet ishin të njëjta

Policia shpëton dy persona në rrezik në det në “Ranën e Hedhun”

Kaliforni, oficerët e policisë shpëtojnë foshnjën e harruar në makinë në temperaturën 43 gradë

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Të paktën 24 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

“Luftë e pakuptimtë”, Papa Leo XIV shpreh mbështetje për Ukrainën

Zjarr në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat përreth lagjes (PAMJE)

Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit

Pushimet në Lezhë kthehen në tragjedi, 23-vjeçari dërgohet nga familjarët në spital pa shenja jete

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.