Kamionët e policisë kanë zbarkuar në zonën e Frakullës së Madhe në Fier ku janë zbuluar 450 kilogramë kokainë. Kryeplaku i fshatit Fiqeret Muçaj tha sot në prononcim për mediat se në banesën e rrethuar nga forcat policore u gjetën mbi 200 thasë me pleh organic dhe me fishekë.
Ai u shpreh se nuk bëhet fjalë për një magazinë por banesë e një person i cili sipas tij kishte mbajtur poste të rëndësishme.
“Fishekë kishte, nuk e di për lëndë narkotike, 200 thasë me pleh organikë. Ishin përjashtë, në oborrin e shtëpisë. Erdhën nja 50 policë, civilë ka plot. Nuk e di nga kanë ardhur thasët, unë pronarin e banesës nuk e njoh për të tillë se ai ka qenë kryetar komune, drejtor në bashkinë e Tiranës, s’është magazinë kjo por shtëpi”-tha kryeplaku i fshatit.