17:54 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Mbi 2400 të vdekur nga tërmetet në Afganistan

21:14 | 08/10/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbi 2400 të vdekur nga tërmetet në Afganistan

Tërmetet e fuqishme shkaktuan mbi 2000 viktima në Afganistan, tha të dielën një zëdhënës i qeverisë talebane. Ishin disa nga tërmetet më vdekjeprurëse që kanë goditur vendin në dy dekada.

Shifrat nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur, por nëse janë të sakta, bilanci do të eklipsonte shkatërrimet e një tërmeti që goditi Afganistanin lindor në qershor të vitit 2022, duke goditur një rajon të thyer malor dhe rrafshuar shtëpitë prej guri, tullash dhe balte dhe duke vrarë të paktën 1000 njerëz.

Tërmeti i së shtunës me magnitudë 6.3 goditi një zonë me popullsi të dendur pranë qytetit të katërt më të madh të Afganistanit, Heratit. Tërmeti u pasua nga pasgoditje të forta.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte rreth 40 kilometra në veriperëndim të qytetit të Heratit. Tërmeti u pasua nga tre pasgoditje shumë të forta, me magnitudë 6.3, 5.9 dhe 5.5, si dhe goditje më të vogla.

Të dielën, njerëzit përdorën mjete rrethanore për të nxjerrë nga rrënojat të vdekurit dhe të plagosurit në Herat, duke u kapur mbi shkëmbinj dhe mbeturina.

Një video e shpërndarë në internet, tregon njerëzit që përpiqen të nxjerrin nga rrënojat një vajzë të vogël, e cila ishte mbuluar deri në qafë nga rrënojat e ndërtesës së shembur. Në video shihet një dorë mbi trupin foshnjës ndërsa e nxjerrin vogëlushen nga rrënojat. Ekipet e shpëtimit thanë se ishte nëna e foshnjës. Nuk është e qartë nëse nëna ka mbijetuar. Njoftimet flasin për rreth 245 të vdekur dhe mbi 9240 të plagosur./ VOA

Pas

Mbërrin në Rinas avioni i parë nga Izraeli me 40 pasagjerë

Para

Bima magjike që lehtëson stresin, rrit kujtesën dhe forcon sistemin imunitar

Para
Bima magjike që lehtëson stresin, rrit kujtesën dhe forcon sistemin imunitar

Bima magjike që lehtëson stresin, rrit kujtesën dhe forcon sistemin imunitar

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Edi Rama fitore historike!” Mediat greke shkruajnë për zgjedhjet e 11 majit: PS drejt mandatit të katërt!

KAS i hapi rrugë numërimit të votave të Greqisë, PD: Të veçohen dhe të numërohen pas verifikimeve

Finalizohet në Shqipëri operacioni ndërkombëtar “Platforma” kundër mashtrimeve online, sekuestrohen 40 mijë euro dhe pajisje teknologjike

Zgjedhjet e 11 majit, reagon për herë të parë Bashkimi Europian

PS drejt 200 mijë votave në Qarkun e Tiranës, PD-së i rrezikohet mandati i 14-të.

Në Poloni nisin procedurat për t’i ndaluar hyrjen Millorad Dodikut

SHBA dhe Arabia Saudite arrijnë dakordësinë, nënshkruajnë marrëveshjen prej 142 miliardë dollarësh për armët

Gjermania arreston të vetëshpallurin ‘mbret’, ndalon grupin e tij ekstremist

Presidenti Zelenskyy: Trump ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin në Turqi

Incident në qendrën e votimit në Tiranë/ Shpallen të pavlefshme disa fletë votimi, ndërhyn policia, u kërkon vëzhguesve të dalin jashtë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.