Burime të Fax News informojnë se Policia e Fierit ka arrestuar në fshatin Çorush të Mallakastrës, pesë shtetas me akuzën e prodhimit dhe shitjes së kanabisit.
Arrestimi u bë pas informacioneve se në banesën e shtetasit Gazment Allkaj, 24 vjeç, përpunohej kanabis.
Në banesën e tij në fshatin Çorush të Mallakastrës, policia ka sekuestruar rreth 349 kg lëndë kanabis.
Shtetasit e arrestuar janë:
- Gazment Allkaj, 24 vjeç
- L.J., 41 vjeçe
- F.J., 30 vjeçe
- O.J., 47 vjeçe
- I.J., 31 vjeçe.
(E.L/Faxweb)