Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është thirrur sot në SPAK në lidhje me çështjen e ÇEZ-DIA. Kjo u konfirmua nga vetë Meta pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Per Metën kjo çështje riaktivizohet sa herë që Rilindja është në krizë ndërsa mohoi të kishte lidhje me privatizimin e ÇEZ.
Meta: Kam patur një ftesë për të ardhur në SPAK prej disa ditësh për një cështje te hapur që në vitin 2015. Me burime të hapura ca kuptova unë. Unë kam patur pritshëmti që SPAK do ishte lider në luftën kundë rkorrupsionit, se sa herë të ftohesha do të vija me shumë kënaqësi për ti ndihmuar cdo ceshtje që ata gjykojnë se mund ti ndihmojë.
Janë me dhjetëra kallëzime të miat edhe si president për cështje konkrete, te vecanta, ligje me porosi.
Sot kishte të bënte me cështje të CEZ-DIA, është një cështje e stërpërsitur shumë herë në publik, dhe që aktivizohet sa here Rilindja është në krizë. Jam përgjigjur me shumë qetësi dhe durim.
A keni lidhje me zotin Kastiot Ismailaj?
Meta: Kam dhënë sqarime shterruese që në vitin 2015 kur është rihapur cështja.
Unë mund të them gjëra që thashë atje e janë stërthënë. Meta nuk ka asnjë lidhje me privatizimin e CEZ se ka qenë në opozitë, nuk ka lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA, se është bërë kur Meta nuk ka qenë ministër i ekonomisë. Gjatë 4 muajve si ministër i ekonomisë, CEZ jo vetëm që nuk ka përfituar asgjë nga qeveria shqiptare por kemi qene ne debate të vazhdueshme, se nuk po i bënin investimet nga detyrimet që kishin marrë dhe se dyti ERE mori një vendin që në gjykimin tonë favorizonte CEZ në krahasim me KESS, qeveria e kundërshtoi vendimin dhe drejtori e kundërshtoi, dhe përplasja mes qeverisë dhe ERE ka qenë shumë e fortë.