Një trafikant shqiptar është vënë në prangat e policisë pas kontrollit të ushtruar në kufirin italo-francez, mes Ventimiglia-s dhe Menton, një rrugë e njohur për refugjatët e paligjshëm.
Shqiptari, i identifikuar si N. S. 20 vjeç u kap teksa ndodhej brenda furgonit së bashku me refugjatët afrikanë. Mësohet se në furgonin me të cilin udhëtonin ndodheshin rreth 40 refugjatë nga Afrika.
Furgoni ishte i mbushur tej kapacitetit dhe thuhet se secili prej refugjatëve kishte ofruar 150 euro secili për trafikimin e tij.
Drejtuesi i mjetit, i cili pikasi forcat e policisë, arriti të largohej në kohë nga vendngjarja duke përfituar edhe nga errësira, ndërsa bashkëpunëtori i tij u vu në pranga. (XH.A/SHUPLAKA)