2018 është vitit që shënon rezultatin më të lartë të eksporteve të bimëve aromatike dhe medicinale, më 4.5 miliardë lekë eksporte. Por dhe psë është zëri i parë në produktet bujqësore dhe vetë industria shprehet se nuk kërkon të mbështetet financiarisht nga qeveria apo të bëhen paketa fiskale të dedikuara për këtë industri, kërkojnë që të eleminohen burokracitë në dhënien e lejeve për vjeljen e bimëve aromatike dhe medicinale.
Por mundësia e këtij sektori që të arrijnë 110 mln euro është reale dhe se sektori mund të punësojë mbi 43 000 punonjës me kohë të plotë. Në komunikimin për mediat kultivuesit, grumbulluesit dhe eksportuesit ( EPCA) së bashku me Universitetin Bujqësor realizuan një studim të thelluar për të vlerësuar kapacitet optimale të kësaj industrie për të shumëfishuar numrin e të punësuarëve dhe katërfishuar eksportet, sigurisht pa kërkuar asnjë financim nga buxheti i shtetit për këtë qëllim.
Industria ka vetëm një kërkesë, mbështetje ligjore dhe heqje të burokracirave për pajisjen me leje në kohë për vjeljen e bimëve të egra. Xhevit Hysenaj, në cilësinë e kryetarit të shoqatës EPCA është shprehur se Master Planii Kombëtar i Punësimit, përfshin 4 shtylla. “Eksportet e BAM Natyrale (të egra) mund të arrijnë deri në 110 milionë Euro në vit! Eksportet nga reabilitimi i Blloqeve të degraduara me BAM mund të arrijnë deri në 30 milionë Euro në vit!
Eksportet nga Blloqet e kultivuara me BAM dhe shtimi i tyre bazuar në një material gjenetik mbjellës, i kontrolluar nga institucionet përgjegjëse me parametra optimale, përcaktuar nga Industria mund të arrijnë deri në 42milionë Euro në vit! Eksportet nga përpunimi i thelluar në vajra esencial, nga BAM mund të arrijnë deri në 18 milionë Euro në vit!”.
Afati që këto shifra të bëhen realitet jan nga 8 -10 vite. Në parashikimet e bera nga ekspertët mund të arrihen 200 milionë Euro eksporte nga 45 milion në 2018. Mund te sigurohen 43 000 vende pune me kohë të plotē nga 12 500 që janë sot. Si dhe shtesa e fondeve në buxhet nga shteti do të jetë shumë e limituar. Industria jep garancinë në përdorimin e resurseve njerëzore, natyrore dhe në përvojën e fituar, si një industry që përcakton edhe ccmimet për tregun botëror.
Ministrsë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i kërkohet që: “Të përfshijë këtë industri në projektet e Bashkimit Europian dhe ato të qeverisë Shqiptare për të financuar kompanitë tona nëpërmjet programit kombëtar dhe atij të BE. Pasi ne i kemi aftësitë dhe strukturat reale për të thithur këto fonde. Të përfshijë në diskutimet strategjike në ato raste ku bëhen politika për industrinë. Si dhe të krijojë mbështetjen e duhur ligjore dhe financiare për ofrimin e fermerëve të një materiali gjenetik brenda parmetrave optimale sipas kërkesave të industrisë, të cilat lidhen ngushtësisht me tregjet botërore të BAM.
Ndërsa kërkesat për ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit kanë të bëjnë me ndryshimet e nevojshme të legjislacionit të vjetër për mirëmbajtjen, marrjen në përdorim dhe shfrytëzimin e blloqeve me Bimë Aromatiko Mjekësore natyrale. Të shkurtohen dhe të ndryshohen proçedurat e lejeve të vjeljes dhe të bëhen konkretisht të realizueshme.
Akuzat shkojnë edhe më tej: “Sot duhet një mal me dokumente si dhe 6-18 muaj kohë për të marrë një leje vjelje, e cila çon në vjeljen pa leje dhe informale dhe shumë më lehtë fitohet një tender e një koncesnion”. Aktualisht produktet dhe esencat eksportohen kudo, nga shtetet e Bashkimit Europian, në Australi e USA e deri në Kanada, Indi dhe Kinë. Mbi 65% e sherebelës që hyn në SHBA është e markës “Made in Albania“, ndërsa industria sot shënon jo vetëm investitorë shqiptare, por edhe një numër të konsiderueshëm investitorësh të huaj amerikanë, turq, gjermanë edhe italianë./Mirilda Tili-Fax News