09:37 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mbi frigorifer i ke, merri dhe ik”, kryebashkiaku i PS-së ka qenë nën hetim për blerje votash, 5000 mijë lekë për çdo anëtarë të familjes

18:34 | 27/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mbi frigorifer i ke, merri dhe ik”, kryebashkiaku i PS-së ka qenë nën hetim për blerje votash, 5000 mijë lekë për çdo anëtarë të familjes

Kryetari i Bashkisë së Hasit, Liman Morina ka qenë nën hetim penal për blerje votash në vitin 2017 por hetimi ndaj tij është pushuar për mungesë provash.

Në bazë të vendimit të plotë të Gjykatës së Kukësit, Morina ka qenë nën hetim për një ngjarje të ndodhur në qershor të vitit 2017, ku një qytetar është paraqitur në prokurori dhe ka denoncuar se i janë ofruar para në këmbim të votës.

Qytetari ka dorëzuar edhe paratë që i ishin ofruar dhe celularin e tij me të cilin kishte regjistruar ofertën e Liman Morinës.

Në dëshminë e tij Muhamet Pavdeja ka thënë se është takuar me ish-prefektin e Kukësit Liman Morina në një lokal dhe ky i fundit e ka pyetur fillimisht për numrin e familjarëve të cilët do të votojnë. Më pas ai e ka udhëzuar atë të votojë për Partinë Socialiste dhe i ka dhënë 5 mijë lekë për cdo anëtar.

“Mbi frigorifer i ke ato, merri dhe ik”, thotë në dëshminë e tij, Pavdeja.

Këtë bisedë ai e ka regjistruar me telefonin e tij dhe sapo ka dalë nga lokali ka denoncuar rastin në prokurori. Në vendimin e gjykatës rezulton se Prokuroria ka provuar ekzistencën e telefonatave midis denoncuesit Muhamed Pavdeja dhe personit nën hetim Liman Morina.

Eksperti kriminalistik ka bërë këqyrjen e gjashtë kartëmonedhave me prerje 5000 lekë të sekuestruara në cilësinë e provës, ku janë vërejtur gjurmë në formë njollash, por pa vija papilare, pra pa vlerë provuese.

Por në vendim thuhet gjithashtu se analizimi i materialit audio është kryer nga oficeri i policisë gjyqësore, dhe jo nga një ekspert specialist i kriminalistikës, siç ligji detyron në raste të tilla.

Oficeri i policisë gjyqësore nuk ka mundur të bëjë dot transkriptimin e bisedës duke pretenduar se kishte shumë zhurmë.

Ekspertimi i regjistrimeve audio bëhet nga ekspertë të kësaj fushe të cilët me mjete dhe teknika të posaçme bëjnë të mundur identifikimin e zërave dhe pastrimin e zhurmave. Mos kryerja e kësaj procedure mesa duket ka shpëtuar nga akuza, për blerje votash dhe nga dënimi Liman Morinën.

Dy vite më vonë ai mori drejtimin e Bashkisë së Hasit pas zgjedhjeve të 30 qershorit por ngjarja ku ai akuzohet për blerje votash mbetet ende e pa zbardhur për sa kohë procedurat nuk janë ndjekur konform ligjeve.

Etiketa: blerje votashHASLiman Morina
Pas

Dërgesa misterioze që shkaktoi skandal të madh/ Origjina e Koronavirusit nuk është Kina?! Risillet në vëmendje arma biologjike e shtetit perëndimor

Para

Dalin rezultatet për vdekjen e Rezarta Xibrrakut, familjet bien dakort me ekspertizën

Para
VIDEO/ Pamje brenda dhomës ku u gjet i helmuar çifti i sapo martuar në Librazhd, paja ende e pahapur

Dalin rezultatet për vdekjen e Rezarta Xibrrakut, familjet bien dakort me ekspertizën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

Popullsia është përgjysmuar në 30 vite/ Masat që po merr Gjermania lindore në luftë me shpopullimin

Netanyahu: Pas operacioneve në Iran, hapen mundësi për lirimin e pengjeve

Sot takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

Skaf i vjedhur zbulohet në Sarandë, autoritetet e nxjerrin nga deti

Shqipëria, në fund të rajonit për produktivitetin për orë pune

Sot nis sot rinumërimi i votave të Fierit! Lapaj kërkon t’i marrë një mandat PS

Minimatura/ 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj

Ish-shefi i spiunazhit të Venezuelës pranon fajësinë për trafik droge dhe terrorizëm në SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.