Një mbipopullim i burgjeve dhe nevojë për përmirësimin e provës vërehet në burgjet shqiptare sipas raportit më të fundit vjetor për Statistikat Penale të Këshillit të Europës.
“Do të ishte një vlerë e shtuar për sistemin kriminal gjyqësor, duke vlerësuar, parandaluar dhe ndrequr aktivitetin kriminal në vend. Bashkëpunimi më efektiv i këtij shërbimi me institucionet e tjera kriminale në vend si gjykatat, prokuroria, policia dhe Drejtoria e Burgjeve do të ndihmonte edhe në krijimin e një komuniteti më të sigurt, si dhe do të ndihmonte në uljen e popullimit të burgjeve shqiptare”, citohet në raportin e KiE-së, teksa ndalet tek Shqipëria, mes 46 vendeve të tjera.
Në raport flitet edhe për një plagë tjetër të sistemit gjyqësor, atë të afateve të zgjatura për hetimin e një individi. Mbi 1800 persona presin në paraburgim, që së bashku me ata të shpallr fajtorë ende pa dënim apo ata në proces apelimi, përbëjnë 49% të të dënuarve.
Referuar raportit për të burgosurit në raport me popullsinë, në Shqipëri flitet për 207 të burgosur për 100 mijë banorë.
Në 2015-ën, përllogaritet se burgjet shqiptare populloheshin me 119.6 të burgosur për 100 vende kapacitet. Shifrat në vendin tonë tejkalohen vetëm në vendet lindore me të kaluar komuniste. Shqipëria renditet e 9 nga 46 vendet e analizuara në raport.
(XH.A/SHUPLAKA)