Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët pak minuta më parë, dhe mësohet së është diskutuar për mënyrën sesi mund të zgjidhet situata e krijuar pas tërmetit.
Duke akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masat e duhura për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti, aleatët opozitarë i kanë ofruar mbështetjen e tyre Bashës për planin e paraqitur nga ky i fundit.
Sipas burimeve nga takimi, ata kanë rënë dakord që të ketë një shtim në terren të numrit të inxhinierëve vlerësues. Po ashtu, duhet bërë një vlerësim i shpejtë i dëmeve në çdo banesë, gjë e cila sipas opozitarëve mund të arrihet duke zgjeruar numrin e vlerësuesve.
Po ashtu, aleatët mbështesin anulimin e 150 milionë dollarëve të parashikuar në buxhet për koncesionet e 10 oligarkëve. Ata kërkojnë që fondet nga koncesionet korruptive në shëndetësi, nga inceneratorët dhe nga projektet rrugpre me çmim të trefishuar t’iu kalojnë banorëve të dëmtuar nga tërmeti.
Krerët e partive të koalicionit vlerësojnë se ky është një plan nëpërmjet të cilit fitohet kohë e çmuar dhe burime financiare në ndihmë të banorëve.
(M. I./ Faxweb.al)