Krerët e partive opozitare janë mbledhur ditën e sotme në selinë e PD-së për kriijimin e Federatës Opozitare të Bashkuar.
Në mbledhje me aleatët foli edhe deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i cili përgëzoi këtë takim dhe aleancë opozitare.
Ai u shpreh se krijimi i këtij fronti vjen në një moment shumë delikat që po kalon dmeokracia shqiptare. Bashkimi, shton Noka, po ndodh dita-ditës dhe ky është një sinjal për të edhe ndaj Edi Ramës dhe shtetit njëpartiak që ai kërkon të ndërtojë.
Flamur Noka: Në emër të PD-së të çoj një falenderim për iniciatorët e kësaj tryeze zotin Duka, zotin Mediu dhe zotin Dule. Dua t’i përshendes në emër të PD që iniciuan krijimin e këtij fronti të bashkuar opozitar. Krijimi i këtij fronti vjen në një moment shumë delikat që po kalon demokracia shqiptare. Opozita është në lartësine e kërkuar pas krizave të rënda politike ekonomike dhe shoqërore në të cilën regjimi i Ramës se ka futur Shqipërinë. Bashkimi bëhet në përputhje të plotë në mbështetje që qytetarët i dhanë opozitës në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në respekt të votës së tyre. Bashkimi i opozitës sot po ndodh dita-ditës përpara një proteste të madhe të ftuar nga PD. Ky bashkim ndodh në këtë kohë, është gjithashtu një sinjal për Edi Ramën se në përpjekje të tij për të asgjësuar pluralizmin dhe kthyer Shqipërinë një një shtet njëpartiak do t’i përgjigjemi në çdo mënyrë dhe me çdo armë të ndërgjegjes civile. Bashkimi i opozitës i thotë shqiptarëve që kanë një alternativë të rëndësishme. Bashkimi i opozitës është e vetmja formë për të ndalur Ramën në asgjësimin e Shqipërisë. Është nevojë kombëtare por edhe diasporës. Bashkim kundër një regjimi që fund e krye është i bazuar në krim, drogë, vjedhje. Jemi besimplotë se ky bashkim do të shërbejë si një pikë mbrojtëse kundër Ramës, pikë mbrojtëse kundër varfërimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve.