Gjatë ceremonisë shtetërore të mirëseardhjes që u mbajtë në Pejë, në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, prapa shpinës së dy kryeministrave janë shfaqur pankarta që mbaheshin nga protestues të ndryshëm
Kryeministri Edi Rama i cili shfaqet disi nervoz dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë takuar dhe kanë dëgjuar himnet kombëtare përkatëse, teksa në sfond shihen protestues me pankarta ku shkruhet “Gruevskin e ndihmuat’’, ‘’Val Zekën e tradhtuat”.
Ata janë familjarë të Grupit të Kumanovës, që kanë pritur mbështetje nga qeveria shqiptare.
Duket sikur parulla që spikat më shumë dhe që e ka shqetësuar Ramën shihet pas shpinës së tij në të cilën shkruhet: ‘’Gruevski iku përmes Shqipërisë’’.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/306831126835773/?t=65