Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, sot në Pejë do të mbajnë mbledhje të përbashkët.
Lajmi për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka marrë jehonë edhe në mediat serbe.
Pas publikimit të agjendës dhe të temave që pritet të diskutohen dhe marrëveshjet që pritet të nënshkruhen sot në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka ardhur edhe reagimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Vuçiq, këtë takim e ka quajtur si hipokrizi pasi që sipas tij, përderisa Kosova ka vendosur taksë doganore 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovincës, në anën tjetër me Shqipërinë po tenton të heq kufijtë dhe taksat për mallrat e Kosovës, pra të heq barrikadat ekonomike.
“Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë”, ka thënë Vuçiç, shkruajnë mediat në Kosovë. (B.H/Faxweb)