00:12 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë, reagon PBDNJ: Synojnë rrëmbimin e pronës nga pronarët e ligjshëm

15:39 | 28/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë, reagon PBDNJ: Synojnë rrëmbimin e pronës nga pronarët e ligjshëm

PBDNJ ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës. Në deklaratën e PBDNJ-së thuhet se “në shkelje flagrante të afateve dhe në papajtueshmëri të hapur me ligjin për funksionimin  e pushtetit vendor, thirret sërish mbledhja e Këshillit Bashkiak për datën 30 gusht, kësaj rradhe jo në selinë e vet, por në fshatin Kuç”.

Nga PBDNJ theksohet “këto veprime synojnë ekskluzivisht rrëmbimin me çdo kusht dhe mënyrë të pronës nga pronarët e vetë të ligjshëm dhe tjetërsimin e statusit pronësor më gjerë, në dëm të banorëve autoktonë të Himarës dhe në favor te interesave oligarke por edhe të atyre klienteliste te z Rama”.

NJOFTIMI:

“Më 25 gusht qytetarët e Himarës u ftuan të marrin pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme dhe të hapur të Këshillit të Bashkisë me objekt planin e përgjithshëm të zhvillimit vendor.

Por, në vend të transparencës, debatit konstruktiv dhe vendimmarrjes demokratike, pjesëmarrësit u gjendën përballë një situate të pakonceptueshme të dhunës së verbër ndaj tyre nga ana e policisë bashkiake dhe të anullimit përfundimisht pa asnjë arsye dhe motiv të mbledhjes së thirrur.

Gjatë fundjavës, shumë nga qytetarët pjesëmarrës u thirrën nga policia e shtetit në kundërshtim të hapur me ligjin dhe procedurat e tij “për të dhënë shpjegime” për pjesëmarrjen e tyre në mbledhjen e hapur të këshillit ku ishin ftuar publikisht.

Ndërsa sot, në shkelje flagrante të afateve dhe në papajtueshmëri të hapur me ligjin për funksionimin  e pushtetit vendor, thirret sërish mbledhja e Këshillit Bashkiak për datën 30 gusht, kësaj rradhe jo në selinë e vet, por në fshatin Kuç.

Së pari, dëshirojmë të vëmë përsëri dhe përsëri në dukje se këto veprime synojnë ekskluzivisht rrëmbimin me çdo kusht dhe mënyrë të pronës nga pronarët e vetë të ligjshëm dhe tjetërsimin e statusit pronësor më gjerë, në dëm të banorëve autoktonë të Himarës dhe në favor te interesave oligarke por edhe të atyre klienteliste te z Rama.

Së dyti, këto veprime përbëjnë dëshmi te pakundërshtueshme qe provojnë në mënyrën më të prekshme mprapshtësinë e qëllimeve te vërteta të fshehura pas ndarjes së fundit territoriale-administrative për Himarën.

Së treti, u drejtohemi ambasadorëve të nderuar të akredituar ne vendin tonë, veçanërisht atyre të SHBA, BE-së, OSBE-së dhe Këshillit te Europës që të kthejnë syrin dhe vëmendjen si edhe të kontribuojnë që tu jepet fund këtyre padrejtësive absurde në dëm të komunitetit historik te Himarës. Mentalitete, metoda dhe veprime të tilla nuk kanë asgjë të përbashkët me shtetin e së drejtës, praktikat europiane dhe civilizimin tonë perëndimor.

Së fundi, a mund të flejë i qetë për fatet e demokracisë në vendin tonë çdo qytetar i përgjegjshëm kur një komunitet i tërë trajtohet me politika qe nuk kanë asnjë lidhje me të (demokracinë)?! Aq me tepër kur këto politika janë të inspiruara dhe zbatimi i tyre i monitoruar drejtpërsëdrejti nga kryeministri i vendit?!”

 

Pas

3 muaj martesë, Danjel dhe Fotini festojnë për dashurinë e tyre bashkë me familjarët (FOTO)

Para

‘O sot, o kurrë”, reagon për herë të parë Niko Peleshi pas shpalljes nga Rama si ministër i Bujqësisë

Para
VKM-ja e qeverisë, Peleshi: Shtëpitë e dëmtuara rëndë në Zharrëz do të dëmshpërblehen 100%

'O sot, o kurrë'', reagon për herë të parë Niko Peleshi pas shpalljes nga Rama si ministër i Bujqësisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.