Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, u mblodh pasditen e sotme për të diskutuar ndryshimet kryesore në statutin aktual, ndryshime këto të propozuara nga grupi i punës i formuar në mbledhjen e Kryesisë disaa javë më parë.
Sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani paraqiti këto 3 pjesë kryesore që do të ndryshojnë në statut e që sipas grupit të punës që ai kryeson, garantojnë zgjerimin e demokracisë së brendshme dhe përfshirjen e antarësisë në vendimmarrje.
- Sigurim i garës së ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetari i partisë.
- Transferimi i pushtetit në organet kolegjiale, duke forcuar Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar.
- Vendosjen e sistemit në kontrollin dhe balancën e pushtetetit të anëtarësisë dhe Kuvendit e Këshillit kombëtar.
Kryetari zgjidhet me 1 anëtar 1 votë nga anëtarësia, por shkarkohet me propozimin e gjysmës së Këshillit Kombëtar dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar. Parimi “1 anëtar, 1 votë” do të zbatohet për konsultimin e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve garanton sipas rregullave të reja statutore që procesi i përzgjedhjes së kandidaturave të jetë transparent:
- I hapur për propozime.
- I bazuar në kritere ta shpallura.
- I bazuar në konsultimin e anëtarësisë.
- I bazuar në respektimin e kritereve të karrierës në parti.
- I votuar në Këshillin Kombëtar.
Statuti i ri zgjeron në disa pika kompetencat e Këshillit Kombëtar, të cilat janë:
- 15% e anëtarëve të Këshillit mund të propozojnë kandidatura alternative nga ato që propozon Kryetari dhe Kryesia.
- Miraton marrëveshjet politike para dhe paszgjedhore
- Zgjedh anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës
- Zgjedh anëtarët e Komisionit Zgjedhor.
- Zgjedh Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve.
Parimi i karrierës është një tjetër koncept i propozuar në draft e dhe matja bazohet në kritere që do të aplikohen për çdo funksionar në PD:
- Kohëzgjatja e anëtarësimit
- Kontributi në fushata elektorale
- Aktivizimi në jetën publike të vendit
- Vlerësimi etike i pastërtisë së figurës
(E.L./Faxweb)