Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli në një dekalratë për mediat pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, tha se Lulzim Basha duhet të jap dorëheqjen.
Ai u shpreh se nuk tërhiqet nga asnjë proces demokratik dhe se nevoja për ta ngritur kokën lart në një projekt shprese e bënë më të fortë në përballjen me Bashën.
“Jam sot për t’i kërkuar edhe një herë dorëheqjen Lulzim Bashë. Nuk është më zgjidhje për PD-në por është problemi i saj. Sot mbyllet një periudhë zhgënjyese dhe fillon një periudhë shpresë., Jam i vendosur për ta çuar këtë projekt përpara.
E kam deklaruar nuk tërhiqem nga asnjë proces demokratik. Inkurajimi demokratëve dhe nevoja për ta ngritur kokën lart në një projekt shpresë më bënë më të fortë të përballem me Lulzim Bashën” , u shpreh Kadilli.
(R.G/Faxweb.al)