Mbledhja emergjente e Këshillit Bashkiak të Durrësit është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik ku u miratua shèmbja e dy pallateve në Durrës dhe disa ndërtesave individuale në Manëz që janë të dèmtuara rèndë nga tèrmeti i 26 nëntorit.
Sipas ekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit, ato banesa janë të paríparueshme ndaj duhen príshur. Ja vendimi që ka miratuar në këtë mbledhje këshilli bashkiak:
-Miratohet vijimi i proçedurave të prishjes së detyruar të pallatit nr. 14, zk nr. 8514, me nr. pasurie 1/362, bulevardi “Dyrrah”, Durrës, pallatit ndodhur në zk nr. 8513, me nr. pasurie 5/979/nd, rruga “Dalip Peza”, lagja nr. 17, si dhe 86 ndërtesave individuale, pronë private, të ndodhura në njësinë administrative Manëz, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë.(A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post