15:37 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Daçiç: Kam kërkuar seancë të hapur, të dëgjohen argumentat kundër ndalimit të dinarit

11:58 | 07/02/2024
në Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Daçiç: Kam kërkuar seancë të hapur, të dëgjohen argumentat kundër ndalimit të dinarit

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka njoftuar ditën e sotme se Guajana, kryesuese e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme për Kosovën të jetë e hapur.

Daçiç u shpreh se një seancë e hapur do të ishte me rëndësi, pasi sipas tij, duhet të dëgjohen arsyet dhe argumentat kundër përpjekjes për ta larguar dinarin.

“Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht, por sipas informacioneve që kemi, Guajana ka vendosur që seanca të jetë e hapur, ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht në faqen e Këshillit të Sigurimit, por kemi marrë informacion nga ministri i jashtëm i Guajanës se anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë pranuar vendimin e Guajanës për të caktuar një seancë të hapur.

Është shumë me rëndësi që presidenti ynë, Aleksandër Vuçiç, të flasë në një seancë të hapur dhe fjalimi i tij të jetë i dukshëm, që të gjitha ‘arsyet dhe argumentet’ përse kërkuam seancë urgjente të dëgjohen nga të gjithë. Që të mos mendojnë se kjo është një përpjekje për të komplikuar situatën, përkundrazi ne do të ankohemi për shkeljen e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për ‘gjithçka që po ndodh me popullin serb’, për ‘terrorin ndaj të cilit janë ekspozuar’, për përpjekjen për të ndaluar dinarin.

Vendet perëndimore dhe vendet e BE-së kërkuan që seanca të jetë e mbyllur për arsye që ‘i dinë vetëm ata’. Për ne kjo ishte një luftë shumë e vështirë që e fituam”,– tha Daçiç.

Etiketa: dacickosoveOKBserbivucic
Pas

Meta: ”Shqipëria vendi me taksat më të larta”

Para

Salianji i kërkoi ‘llogari’, përgjigjet INSTAT: S’ka patur vonesa, ja sa ka kushtuar procesi

Para
Salianji i kërkoi ‘llogari’, përgjigjet INSTAT: S’ka patur vonesa, ja sa ka kushtuar procesi

Salianji i kërkoi ‘llogari’, përgjigjet INSTAT: S’ka patur vonesa, ja sa ka kushtuar procesi

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e jetesës”, Dorian Teliti: Çmimet janë jashtë kontrollit, qeveria teknike është…

Mbyllja e Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mesazh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se nëse nuk konstituohet Kuvendi, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Aksident i rëndë në dalje të Peqinit, dy persona në gjendje kritike

Situata e zjarreve në vend, 9 vatra të raportuara, 5 të shuar dhe 4 ende aktive

15 palestinezë të vrarë në Gaza, SHBA pret përgjigje nga Hamasi për armëpushimin

Aksident në Shkodër/ Humbi kontrollin e motomjetit dhe u rrëzua, përfundon te Trauma 50-vjeçari

Erdogan: Politikat gjithnjë e më agresive të Izraelit kërcënojnë paqen rajonale

Aulon Kalaja pretendon trafikim votash brenda partisë/ Vijon rinumërimi në qarkun Durrës

Tepelenë/ Asgjësohen 195 bimë kanabis, procedohet kryeplaku për shpërdorim detyre

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.