Komisioni i Reformës Zgjedhore është mbledhur sot për herë të parë për konstituimin e tij, ashtu siç ishte parashikuar. Por kjo mbedhje ka përfunduar shumë shpejt dhe vulën e kësaj e ka dhënë kreu i kuvendin Ruçi.
Mbledhja vjen pasi deputetët e Kuvendit kanë bashkuar votat për të votuar me konsensus përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ky komison ka gjithsej 18 anëtarë, 9 nga maxhoranca dhe 9 nga opozita.
Në këtë mbledhje kreu i Kuvendit tha se zgjedhjet janë me rëndësi për cilësinë e demokracisë dhe komisioni do mbështetet në rekomandimet e OSBE-ODHIR.
“Komisioni do mbështetet në rekomandimet e OSBE-ODHIR. Të vijojë fryma e bashkëpunimit dhe konsensusit”, tha Ruçi.
Ndërkohë Bylykbashi u shpreh se duhet vullnet politik për reformën dhe sipas tij rekomandimi prioritar i OSBE është çështja e shitblerjes së votës.
“Vullneti politik është themeli për reformën. Raporti tregon se si u fituan zgjedhjet e kaluara.
Rekomandimi prioritar i OSBE është çështja e shitblerjes së votës. Të realizohet votimi e numërimi elektronik. Votimi me postë i emigranteve është qesharak”, tha Bylykbashi. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post