18:13 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbledhja e Komitetit të Ekspertëve, zbulohet vendimi që është marrë për nxënësit e shkollave

14:43 | 31/03/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbledhja e Komitetit të Ekspertëve, zbulohet vendimi që është marrë për nxënësit e shkollave

Ne mbledhjen e sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve është vendosur që masat kufizuese që janë në fuqi të mbeten të njëjta, me ndryshimin e vetëm që maturantët në zonat e kuqe do të kthehen fizikisht në shkolla.

Derimë tani nuk ka asnjë vendim për kthimin e të gjithë nxënësve në shkolla, ndërsa anëtarëg e Komitetit thanë se situata është e qëndrueshme, dhe nën kontroll.

“Ekspertët e Komitetit mendojnë që situata mbetet e qëndrueshme, ka një ulje të shtrimit në spitale, dhe në numrin e jetëve të humbura, si dhe atyre që kanë nevojë për shërbimin e urgjencës.

Shifrat nuk janë ende të tilla për të lehtësuar masat, me përjashtim të faktit, maturat të fillojnë mësimin në klasë. Kjo është një masë që do të kushtëzohet nga një monitorim i kujdesshëm i shifrave. Duhet të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese. Masat e tjera do të mbeten njësoj”, u shpreh Rakacolli gjatë mbledhjes.

Drejtoresha e ISHP Albana Fico tha se ka një rënie të incidencës dyjavore.

“Incidenca dy javore ka pësuar zbritje. Mesatarja ditore ka pësuar zbritje. Totali i rasteve aktive ka pësuar zbritje. Pozitiviteti i mostrës ka pësuar rënie. Akoma ne nuk jemi të kënaqur, objektivi është të shkojë shumë më poshtë. Një numër ka pësuar rritje është ai i bashkive, ka arritur në 43 në javë sidomos në bashkitë e vogla.

Mesatarja e pacientëve të shtruar ka pasura ulje. Numri i të intubuarve është ulur. Të gjithë këta indikatorë pësojnë një ulje bazuar në të gjithë situatën epidemiologjike. Një numër është më i pakët është ai vdekjeve. Të kuptojmë që kjo lloj situate në krahasim me atë që vlerësuam herën e kaluar ka disa ndryshme mund të jenë të vogla, por në tërësinë e vet mbetet me numra të kontrolluar po akoma delikate.

Në këtë javë kemi edhe një shkak për të ndjerë më mirë që është fillimi i fushatës së vaksinimit. Deri dje janë kryer 21 536 vaksina. Ka arritur 100 mijë numri i qytetarëve të vaksinuar që nga fillimi. Grupmoshat mbi 55 vijojnë të jenë me incident të lartë. Ka një stabilitet të moshave të reja. Shmangia e grumbullimeve shumë e rëndësishme dhe mbajtja  e maskave”, tha Fico.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

SKANDALI brenda spitalit të Traumës/ I aksidentuar që prej 14 Dhjetorit, pacientit i përkeqësohet gjendja nga korrupsioni i mjekut. E nxori nga reanimacioni në gjendje kritike, që të lirohej nga burgu…

Para

Kosova regjistron 14 humbje jete në 24 orët e fundit, numri i rasteve të reja rritet ndjeshëm

Para
Covid-19 në Kosovë/ Regjistrohen numër i lartë vdekjesh dhe infektimesh përgjatë 24 orëve të fundit

Kosova regjistron 14 humbje jete në 24 orët e fundit, numri i rasteve të reja rritet ndjeshëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

Kryeministri Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve pasivë të bashkive: Është koha të largohen

SHBA bombardoi impiantet bërthamore me avionët B-2/ Zyrtari izraelit: Irani mund ta rikuperojë uraniumin e pasuruar

Rama paralajmëron bizneset: Nga e hëna do të konfiskohet çdo produkt bulmeti dhe qumështi pa faturë

Policia sqaron ngjarjen në Theth: Nuk u sulmuan fadromat, tentativa për djegien e një ure

Vatër e madhe zjarri në Skuraj, rrezikohet një karburant

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mbi skandalin e refuzimit të prokurores Gjeli, për të hetuar rastin e Thethit

Theth, disa persona sulmojnë fadromat e IKMT-së me molotov

Kryeministri Rama paralajmëron rekord në procesin e integrimit europian: Hapje e plotë kapitujsh në nëntor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.