Zhvillimet e fundit në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në OKB, ishin tema e ditës sot në Fax News. I ftuar me gazetarin Albi Rakip, ishte diplomati Spartak Topollaj.
Diplomati analizoi deklaratën e Ramës dhe paraqitjen e tij si president i Debatit të Madh në KS. Gjithashtu dhe “përplasja” e tij me ambasadorin rus bëri mjaft bujë edhe në mediat botërore.
Presidenti Zelensky e falenderoi Ramën për qëndrimin e tij karshi rusëve. Për Topollajn, Rama u tregua i shkathët përballë dy ujqërve të diplomacisë ruse.
Megjithatë, Rama shpesh ka mbajtur qëndrime kontroverse pasi nga njëra anë kritikon Rusinë në OKB, nga ana tjetër është mik me Vucic, aleatin e ngushtë të Vladimir Putin.
Spartak Topollaj: Kësaj rradhe për arsye që nuk do dja të përdorja nuk ja mbajti, mungoi putini. Që nga koha e agresionit në Ukrainë nuk udhëton jashtë Rusië. I trembet megjithëse ka 2 super avionë të siofistikua. Mezi mbërriti deri afër Vladivostokut për të takur Kim Jong. Si rregul në OKB përfaqësimi është i rangut më të lartë. Po kështu në KS, ku vijnë presidentë, kryeministra, zv.Kryeministra, ministra të jashtëm, më poshtë pastaj nuk ka përfaqësim sepse është institucion i nivuelti më të lartë diplomatik.
Për kryeministrin tonë kishte 1 vështirësi. Shopehsherë ka mbajtur qëndrime kontroverse. Ndryshe ka folur dje ndryshe ka fol sot. Ndryshe e përcakton një lider dje ndryshe e përcakton sot.
Në këtë pozitë të vështirë të jesh krye dhe të drejtosh seancë në KS, duhet të jesh shumë i shkathët. Si rregull politika ka lonjat e veta, tëe konsoliduara të cilat burrat e shtetit, qofshin presidentë apo kryeministra, ministra të jashtë duhet t’ju qëndrojnë. Tani ne kë të besojmë, Edi Ramën që konsideron mik të ngushtë të tij serbin Vucic, i cili nga ana tjetër është mik i ngushtë i Putin apo të besojmë Edi Ramën që kritikon Rusinë në KS për agresionin kundër Ukrainës, që Rusia e quan operacion special. Nga kjo pikëpamje nuk është shumë i besueshëm, pastaj shkathtësia për të manovruar, demagogjia tipike socialiste-rilindase e bën punën e vet dhe këtu mund të them që në njëfarë mënyre ja doli edhe pse përballë kishte dy ujqërit e vjetër të diplomacisë ruse, trashgimtarë të diplomacisë sovjetike të kohës Andrej Gomikos, Gaspadin Njet, Zotëria Jo. Lavrov sot është ministër i jashtëm, sot është Zotëria Jo numër 2, tha Topollaj.