Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi një një dalje për mediat pas mbledhjes së opozitës në Durrës paralajëmroi se do të ketë surpriza për Edi Ramën si dhe për gazetarët.
Situata e krimit po rëndohet, tha Kryemadhi ndërsa theksin e vuri më pas te vetingu i politikanëve si një proces që sipas saj, ndan krimin nga politika.
E gjithë opozita po vjen duke u konsoliduar, faktorët opozitarë po shtohen, shtoi kryetarja e LSI-së. E rëndësishme është bashkimi i opozitës. Rama ka ngelur i vetëm dhe ndihet në situatë të vështirë.
E pyetur nga gazetarët se si do vazhdojë aksioni opozitar, Kryemadhi u përgjigj: Aksioni opozitar është mëse i qartë, fillojmë të presin nëse Rama është pro apo kundër vetingut, axhenda është mëse e qartë, shumë aktive dhe e pabesueshme jo vetëm për qeverinë, por edhe për gazetarët.
(M.Q/Faxweb)