Kryeministri Edi Rama është pritur me parrullë “Rama ik -ik-ik” në hyrje të qytetit në aksin Elbasan-Metalurgji, nga qytetarët.
Mësohet se para se Kryeministri Rama të mbërrinte në Elbasan, policia është kujdesur që ta heq me urgjencë këtë parrullë.
Pavarësisht se Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do të ketë protesta para datës 16 mars. Burimet bëjnë me dije se Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat, Kryesinë e PS-së dhe deputetët në Elbasan.
Mësohet se gjatë takimit do të diskutohet për situatën politike në vend dhe për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Ndërkohë ka reaguar kryetari i PD-së në Elbasan, Eugen Isaj, i cili ka thënë se nesër në qytet nuk do të ketë protesta. Sipas Isaj, Elbasani mirëpret këdo për ‘Ditën e Verës’, por jo kryebanditin duke iu referuar Ramës. Isaj shprehet sekryeministri ballafaqimin me PD-në do e ketë në 16 mars.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/757521324630086/
(B.K/ FAXWEB.AL)
Discussion about this post