Ndërkohë që kryeministri ka mbledhur qeverinë në Korçë, PD ka organizuar një protestë, kui në thirrje të largohet pasi kjo është qeveri e krimit sipas tyre dhe ministrat dhe familjarët e tyre të përfshirë në ngjarje kriminale.
Me pankarta në duar, përkrahës të Partisë Demokratike kanë protestuar disa minuta para se kreu i qeverisë të zhvillonte aktivitetin e organizuar me qytetarët e Korçës, “E gjithë vëmendja për ju”.
Ndërkohë ka patur dhe moment tensioni ku protestuesit kanë tentuar të thyejnë dhe kordonin e policisë. Mes protestuesve ishte dhe deputeti i PD-së Klevis Balliu i cila ka pasur dhe debat dhe i ka bërë thirrje policisë të hapë rrugë.
https://www.youtube.com/watch?v=VCSs5t82V2E&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=D91UjUj7LlY&feature=youtu.be
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post