Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e rradhës e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për shqyrtimin e kërkesës së PD për shpalljen e pavflefshme të zgjedhjeve të mbajtura në 25 Prill dhe ripërsëritjen e tyre.
Sipas përfaqësuesit të PD-së, duhet të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Durrësit për arsyen se në krye të fushatës së partisë Socialiste kanë qenë të gjithë persona me precedentë të mëparshëm kriminalë.
Në qarkun e Durrësit janë vënë në lëvizje dhe në funskion të sigurimit të votave për PS të gjitha strukturat kriminale dhe administrata publike vendore.
Në pretendimet e tyre, përfaqësuesit e PD-së kanë përmendur edhe emra të personave me precedentë të mëparshëm kriminalë të cilët janë përfshirë në fushatën politike të partisë Socialiste, me në krye të tyre, ish kryebashkiaku Vangjush Dakon.
Sipas demokratëve, personat e listuar, të dënuar edhe më parë kanë dhënë kontributin e tyre në fushatë duke përdorur kërcënime dhe shasntazhe ndaj qytetarëve dhe nënpunësve publikë duke përdorur influencën që kanë falë lidhjeve të tyre kriminale.
Sipas përfaqësuesit të PD-së, përballë nuk kishin kundërshtarë politikë që konkurronin me ide dhe plane politike, por një organizatë kriminale që ishte vënë në shërbim të partisë Socialiste për të bërë të mundur që të mbanin pushtetin në mënyrë që më pas t’u siguroheshin favore gjatë qeverisjes.