22:59 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mbledhja e Task Forcës, DPPP: Nuk ka tërheqje parash nga bankat jashtë trendeve

08:59 | 22/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbledhja e Task Forcës, DPPP: Nuk ka tërheqje parash nga bankat jashtë trendeve

Task-Forca e posacme për zgjedhjet diskutoi të mërkurën per listat e zgjedhësve, ku rezultoi se nuk konstatohen probleme.

Sipas raportimit lista zgjedhore janë përditësuar me zgjedhësit që mbushin moshën për të votuar deri ditën e zgjedhjeve (përfshirë këtë ditë).

Nga Avokati i Popullit u ngrit shqetësimi për rreth 900 të dënuar që nuk kanë mundësi të votojnë për arsye se i kanë dokumentet e identifikimit nëpër komisariate apo prokurori, apo edhe për një pjesë të tyre që e kanë të pamundur pajisjen me karta identiteti pasi duke qenë se vuajnë dënimin nuk kanë të ardhura për të paguar tarifën për pajisjen me to.

Për kategorinë e fundit të të dënuarve u diskutua që janë marrë masa për mbulimin e tarifës së aplikimit nga buxheti i shtetit, por raportim më i hollësishëm do të bëhet në mbledhjen e radhës.

Gjate mbledhjes Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme te Parandalimit të Pastrimit të Parave u ndal tek shqetësimi i vëzhguesve vendorë për tërheqjet e parave gjatë muajit maj 2017 nga bankat e nivelit të dytë, ku pas raportimit tha se se nuk vërehen tërheqje jashtë trendit të viteve të kaluara dhe se nga analizat e kryera nga kjo drejtori nuk ka arsye të besohet se ka përdorim parave të paligjshme në fushatë. Gjithsesi u la detyrë që situata të vazhdojë të monitorohet intensivisht duke pasur parasysh edhe afrimin e ditës së zgjedhjeve. Nëse do të ketë informacione të rëndësishme pritet raportim nga drejtoria në fjalë dhe referim i rasteve pranë organeve ligj zbatuese dhe prokurorisë.

Në relatimin e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil lidhur me shkeljet e nëpunësve civilë në fushën e zgjedhjeve, u tha se nga monitorimet e deritanishme rezulton se numri i mungesave pa arsye është rreth 100. Gjithsesi, secila nga këto raste mungesash po verifikohet me qëllim vlerësimin nëse edhe këta nëpunës civilë që kanë munguar pa arsye kanë lidhje me përfshirjen në fushatë apo mungesat pa arsye nuk kanë lidhje me zgjedhjet. Informacioni per kete është akoma në përpunim dhe nëse do të ketë raste shkeljesh do të referohen për ndjekje disiplinore apo ndjekje penale, nëse do të jetë rasti.

Drejtoresha e DAP-t raportoi se ka 14 raste shkeljesh që janë referuar për procedim disiplinor, të cilat janë në ndjekje e sipër. Njëkohësisht u raportua se janë pezulluar 24 nëpunës civilë për shkak kandidimi në zgjedhje.

Etiketa: DPPPtask forca
Pas

“Jemi njerëz në fund të ditës”, Bushati pozon i qeshur me demokraten në Shkodër (FOTO)

Para

“Eeee çfarë fotoje”, si dukeshin 11 vite më parë Eli Fara dhe Aurela Gaçe

Para
“Eeee çfarë fotoje”, si dukeshin 11 vite më parë Eli Fara dhe Aurela Gaçe

"Eeee çfarë fotoje", si dukeshin 11 vite më parë Eli Fara dhe Aurela Gaçe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.