Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë, u shpreh se atmosfera në sallën e parlamentit është e ngrohtë edhe pse moti në Prishtinë është i ftohtë.
“Dy shtetet tona edhe pse të themeluara në distancë kohore nga njëri-tjetri janë shprehje e të njëjtës aspiratë shekullore për ruajtjen e identitetit dhe bashkimin kombëtar”, u shpreh Kurti.
Kryeministri Kurti theksoi se shqiptarët nën Serbi janë komuniteti etnik më i diskriminuar në Kosovë.
Ai shtoi se meritojnë vëmendjen më të madhe në bashkërendimin e politikave të Shqipërisë dhe Kosovës, teksa deklaroi se “shqiptarët nuk janë fajtorë që janë autoktonë”
Albin Kurti: Sot moti në Prishtinë është i ftohtë, por nuk ndikon aspak në atmosferën e ngrohtë në këtë sallë ku janë bërë bashkë dy Kuvende, ai i Kosovës dhe Shqipërisë.
Dy shtetet tona edhe pse të themeluara në distancë kohore nga njëri-tjetri janë shprehje e të njëjtës aspiratë shekullore për ruajtjen e identitetit dhe bashkimin kombëtar.
Nuk na lejohet mburrja për arritjet, kemi shumë punë për të bërë për të lehtësuar bashkëpunimet mes qytetarëve të dy republikave tona.
Kuvendet kanë rol të rëndësishëm në miratimin e marrëveshjeve të përbashkëta dhe zbatimin e tyre.
Shqiptarët nën Serbi janë komuniteti etnik më i diskriminuar në Kosovë, meritojnë vëmendjen më të madhe në bashkërendimin e politikave të Shqipërisë dhe Kosovës. Shqiptarët nuk janë fajtorë që janë autoktonë.