Tre deptuetët e parë të dalë nga zgjedhjet parlamentarë të 25 Prillit, kanë mbërritur të parët në zyrën e Bashës. Burimet nga selia e PD-së bëjnë me dije se tre të parët kanë qënë Agron Gjekmarkaj, Edmond Spaho dhe Kreshnik Collaku.
Në mbledhjen e sotme në selinë e PD-së pritet të diskutohet mbi strategjinë që do të djekë Partia Demokratike për të vërtetuar blerjen e votave në 25 Prill.
Kujtojmë se Partia Demokratike ka dërguar në SPAK materiale që sipas tyre vërtetojnë krime zgjedhore të kryera nga Partia Socialiste.
(R.G/Faxweb.al)