21:49 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbledhja PD-LSI/ Mbetet të përcaktohet data, opozita paralajmëron protestë masive: Nuk do bëjmë kërkesë në polici

19:46 | 02/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbledhja PD-LSI/ Mbetet të përcaktohet data, opozita paralajmëron protestë masive: Nuk do bëjmë kërkesë në polici

Në këto momente PD-dhe LSI po mbajnë një mbledhje në selinë blu ku pritet të vendoset për datën kur do të mbahet protesta e opozitës.

Gazetarja e ‘Fax News’ Klaudja Karabolli tha se protesta që pritet të mbahet nga opozita do të ketë në focus mosbindjen civile

“Diskutohet për një protestë masive ku në fokus do të jetë mosbindja civile dhe Basha ka deklaruar se PD do të dalë në ballë të protestuesve që kërkojnë drejtësi. Mbetet për tu parë nëse do të vendoset se kur do të jetë protesta”, tha ajo.

Deputetët e PD-së dhe ata të LSI-së pritet që ti bashkohen protestuesve kuksianë dhe atyre të shoqërisë civile tek drejtoria e policisë në Tiranë ku kërkohet lirimi i personave të arrestuar pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit.

Kreu i PD-së Basha ka thënë se ky është momenti për të qenë në krah të njerëzve dhe se nuk do të ketë kërkesë në polici për protestën.

“Vendimin duhet ta vëmë menjëherë në zbatim. Thirrje qytetarëve për të mos paguar taksën e Rrugës së Kombit, taksën e karburantit, taksen e rritur të pronës, të biznesit të vogël, tarifën e rritur të ujit. Në këtë situatë ku Rama e futur vendin, ne nuk ndjekim interesin tonë vetjak, por duhet të lidhemi me qytetarët. Duhet të jemi në krah të njerëzve. Të vendosim cilat janë hapat e parë, duke nisur me praninë masive të opozitës në sallën e gjyqit, sepse ata janë simboli i mosbindjes civile. Ne nuk çojmë kërkesë për leje në polici. Do ta kërkojmë kur të jetë arrestuar Olsi Rama, Agron Xhafaj, Saimir Tahiri”, është shprehur kryedemokrati Basha.

Gjatë mbledhjes ka reaguar edhe ish-kreu i PD-së, Sali Berisha.  Berisha tha se protestat do të vijojnë deri në përmbysjen e kësaj qeverie.

“Lëvizjet e mëdha fillojnë kur s’e pret. Ne kemi përballë një barbar të vërtetë që nuk ka lënë asgjë pa përdorur, në radhë të parë kundër opozitës. Ndaj Kukësi e nisi, e ndezi shkëndijën. Ne nuk largohemi deri në përmbysjen e kësaj qeverie. A jemi shumë apo pak? Me siguri absolute ju them jemi shumë. Kjo është mosbindje me vendosmërinë që ta nisim dhe nuk kthehemi më”, është shprehur Berisha.

(B.H/Faxweb)

Pas

Protesta për teatrin, Ndrenika: Kryeministri të PPP njëherë vetë, pastaj vendosim….

Para

VIDEO/ Zjarr masiv tek zona e Medresesë, zjarrëfikësit në vështirësi në evakuimin e punonjësve

Para
VIDEO/ Zjarr masiv tek zona e Medresesë, zjarrëfikësit në vështirësi në evakuimin e punonjësve

VIDEO/ Zjarr masiv tek zona e Medresesë, zjarrëfikësit në vështirësi në evakuimin e punonjësve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

SHBA: Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.