Vetëm një ditë më parë në qytetin e Peshkopisë është zhvilluar mbledhja për situatën e zjarreve të emergjencave civile. Kjo mbledhje kishte si synim, parandalimin e zjarreve dhe masat për periudhën në vazhdim.
Mirëpo ajo çfarë na bëri përshtypje nga ky takim, ishte se i vetmi i cili ndodhej i veçuar nga paneli i instancave drejtuese ishte një përfaqësues i LSI-së, që ka të njëjtin funksion me pjesën tjetër.
Kryetari i Këshillit të Qarkut Dibër, Hajri Laçi, ishte spostuar duke u trajtuar si pjesë e administratës për faktin e vetëm se ishte përfaqësues i LSI-së dhe nuk ndodhej në panelën drejtuese që i takonte të qëndronte, në krah të prefektit të Qarkut Dibër.
Në këtë mbledhje ishin të pranishëm kryetarët e bashkive, administratorët e qarkut, përfaqësues nga policia e shtetit dhe ushtria, institucionet e zjarrefikësit etj…
Në panel ndodhej edhe prefekti i Qarkut Dibër Ardit Kaja, i cili drejtonte edhe mbledhjen; drejtori i emergjencave civile Shemsi Premçi; sekretari i ministrisë së Brendshme Genci Gjoncaj; drejtori i prefekturave Bekim Murati; sekretarja e prefektit të Dibrës, Donika Hyseni; kryetari i Bashkisë Dibër, Muharrem Rama; ndërsa i vetmi që qëndronte mes rradhëve të administratës ishte Hajri Laçi. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=H539L1iccC4&feature=youtu.be