04:25 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Mbledhja urgjente e këshillit të sigurisë, Vuçiç i jep urdhra ushtrisë të veprojë kundër Kosovës

16:54 | 22/05/2025
në Kosova, Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbledhja urgjente e këshillit të sigurisë, Vuçiç i jep urdhra ushtrisë të veprojë kundër Kosovës

Pas kërcënimeve të drejtpërdrejta, Serbia shkon një hap më tej kundër Kosovës duke dhënë urdhra për ushtrinë. Gjatë mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë, presidenti Aleksandër Vuçiç ka dhënë direktiva për Forcat e Armatosura për të vepruar, siç u tha, për të mbrojtur serbët nga ngacmimet e Prishtinës Zyrtare.

“Ne jemi dëshmitarë çdo ditë, pa precedent, të zbatimit të hapave të njëanshëm që kërcënojnë pakicat, në këtë rast serbët. Në kuptimin politik, është shprehur ngacmimi nga institucionet e Prishtinës. Kjo çështje ka merituar vëmendjen jo vetëm të Këshillit, por edhe më gjerësisht, në aspektin e përcaktimit të përfundimeve dhe udhëzimeve”, tha Milan Mojsilloviç, Shef i Shtabit të Ushtrisë së Serbisë.

Shefi i shtabit të Ushtrisë së Serbisë konfirmoi përcaktimin e detyrave për forcat e armatosura, ministrinë e mbrojtjes dhe atë të brendshme kundër Kosovës, por pa dhënë shumë detaje lidhur me veprimet që priten.

“Për këtë qëllim, u mbetet institucioneve dhe organeve kompetente në Republikën e Serbisë të merren me pozicionet operative dhe të tjera që na janë paraqitur, përmes formës së përfundimeve, direktivave dhe detyrave që janë përcaktuar sot”, tha Mojsilloviç.

Mojsilloviç sqaroi se në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë së Serbisë është diskutuar për sigurinë në rajon. Sipas tij, presidenti Vuçiç prezantoi përbërjen e zgjeruar të një dokumenti jo-ligjor të përgatitur nga Gjermania dhe Franca, i cili ka të bëjë me Republikën Srpska dhe Bosnjën e Hercegovinën. “Ky dokument e ndërlikon pozicionin e Republikës Srpska. Drejtuesit e mbledhjes përcaktuan udhëzime, caktuan detyra dhe dhanë udhëzime se si Serbia do ta trajtojë këtë”, tha Mojsilloviç pas seancës, e cila zgjati më shumë se një orë e gjysmë.

Pas

Kërcënonte me e-mail Albulena Haxhiun dhe zyrtarë të tjerë, arrestohet nga Policia e Kosovës

Para

Rama publikon pamjet: Helikopterët Black Hawk do të kenë ‘shtëpinë’ e tyre! Kapiteni zbulon detajet

Para
Rama publikon pamjet: Helikopterët Black Hawk do të kenë ‘shtëpinë’ e tyre! Kapiteni zbulon detajet

Rama publikon pamjet: Helikopterët Black Hawk do të kenë ‘shtëpinë’ e tyre! Kapiteni zbulon detajet

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.